Modeli i Klauzolës
- Të gjitha kompanitë, qofshin kosovare apo të huaja, mund të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në Tribunalin e Përhershëm të Arbitrazhit, pranë OEK. Kjo mund të bëhet nëse palët pajtohen që rastin ta paraqesin në institucionin tonë ose duke inkorporuar Modelin e klauzolës së arbitrazhit në kontratat e tyre. Prandaj, ne ua rekomandojmë:
-
Modeli i klauzolës së arbitrazhit për kontrata
-
- Çfarëdo mosmarrëveshje, polemikë ose pretendim që del nga apo në lidhje me këtë kontratë, ose shkelje, ndërprerje ose jo-vlefshmëri me këtë, do të zgjidhet nga arbitrazhi nën ombrellën e Odës Ekonomike të Kosovës në pajtim me Rregullat e Arbitrazhit të Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit.
-
-
Shënim: Palët duhet të marrin në konisderatë për të shtuar:
-
- Autoriteti i emërimit duhet të jetë Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit
- Numri i arbitrave do të jetë tek [një ose tre]
- Vendi i arbitrazhit do të jetë Prishtina, Kosovë
- Gjuha që do të përdoret në procedurën e arbitrazhit do të jetë gjuha Shqipe, Serbe, apo Angleze
- Ligji i aplikueshëm material është legjislacioni i Kosovës
-