Kryetari
Kryetari i Tribunalit të Përhershëm përfaqëson Tribunalin e Përhershëm dhe vepron si agjent i tij.
Kryetari i Gjykatës së Përhershëm te Arbitrazhit të do të emërojë arbitrat dhe kryetarët e trupit gjykues siç parashihet me rregullat e arbitrazhit të Kosovës, do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit me organizata tjera, veprimtaria e të cilave është me interes për punën e Tribunalit te Përhershëm dhe të kryejë detyra të tjera të parapara nga rregullat e Tribunalit dhe nga vendimete të Kryesisë se Përhershëm.
Gjithashtu, Kryetari është përgjegjëse për bashkëpunim me institucionet tjera të arbitrazhit. Aktualisht, Kryetari i TPA është avokat i shquar Z. Virtyt Ibrahimaga.
Nënkryetar
Nënkryetar i TPA është Dr. Christian W. Konrad. Dr. Konrad është avokat i licencuar në Austri dhe në Angli dhe Wales dhe është pranuar si Euroadvokat në Sllovaki dhe Republikën Ceke.
Ai ka specializuar në të drejtën tregtare dhe të korporatave, të drejtën ndërkombëtare publike, të drejtën ndërkombëtare tregtare dhe në arbitrazhin investiv, në veçanti inxhinerin industriale, ndërtim, joint ventures, energji, projekte infastrukturore dhe në mosmarrëveshjet tregtare dhe korporative sipas të drejtës së sistemeve civile dhe anglosaksone.
Dr. Konrad ka përfaqësuar organizata ndërkombetare dhe palë private në çështje të ndryshme ku ndër të tjera përfshihen, kontratat afatgjate të energjisë, kontrat komplekse të ndërtimit, marrëveshje koncesioni dhe të drejtat mbi burime natyrore, imuniteti nga juridiksionet, projekte infrastrukturore, bashkimet dhe blerjet, investimet e dështuara në Evropën Qendrore dhe Juglindore si dhe në Afrikë. Ai po ashtu ka këshilluar klinetët gjatë negociatave gjatë lidhjes së kontratave, mbrojtjen e investimeve dhe zbatimin e vendimeve të arbitrazhit dhe vendimeve të gjykatave.