LIGJI

Ligji për arbitrazhin Nr. 02/L-75

Në Kosovë, arbitrazhi rregullohet me Ligjin për Arbitrazhin (Ligji N. 02 / l-75) ("Ligji për Arbitrazhin") i cili u miratua më 26 janar 2007. Ky ligj përcakton rregullat mbi validitetin e marrëveshjeve të arbitrazhit, procedurën e arbitrazhit, dhe njohjen e vendimeve të arbitrazhit të nxjerra brenda dhe jashtë Kosovës. Ligji është i bazuar në praktikat bashkëkohore të të kryerit të tregtisë dhe i plotëson standardet ndërkombëtare. Ai siguron efikasitetin e procedurës së arbitrazhit dhe mbronë autonominë dhe konfidencialitetin e palëve, si parime të rëndësishme të arbitrazhit.

Vërejtje: Ligji është miratuar në Kuvend më 26. 01. 2007, shpallur më Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2008/30, datë 05.06.2008.

ANG SHQIP

Ligji për mbrojtjen e konsumatorit

Dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve parasheh se në rast të mosmarrëveshjes ndërmjet konsumatorit dhe tregtarit, Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit mund ta paraqesë një propozim për ndërmjetësim pranë Gjykatës së Arbitrazhit. Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit njeh shprehimisht Tribunalin e Përhershëm të Arbitrazhit si forum për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet konsumatorëve dhe tregtarëve.

Vërejtje: Ligji është miratuar në Kuvend me 19.10.2012, kurse është shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës së Kosovës nr.DL-049-2012, Datë 07.11.2012

ANG SHQIP