VENDIM PËR SHPENZIMET E PROCEDURËS

Shkarko pdf verzionin e vendimit për shpenzimet e procedurale në Anglisht
Shkarko pdf verzionin e vendimit për shpenzimet e procedurale në Shqip
Shkarko pdf verzionin e vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për shpenzimet procedurale në Anglisht (2016)
Shkarko pdf verzionin e vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për shpenzimet procedurale në Shqip (2016)

Ky version i Vendimit për Shpenzimet e Procedurës përfshinë ndryshimet dhe plotësimet e miratuara përmes “Vendimit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Vendimit për Shpenzimet e Procedurës – 2016”. Ju lutem keni parasysh që mund ti shkarkoni dy versionet e vendimeve ndarazi.

Dispozitat e Përgjithshme

Neni 1

Neni 2

Neni 3

Neni 4

Neni 5

Neni 6

Neni 7

Pjesa I – Tarifat

Neni 8 Shpenzimet e Arbitrimit

Neni 9 Tarifat e Arbitërve

Neni 10 Shpenzimet Administrative

Pjesa II – Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare

Neni 11


Dispozitat e Përgjithshme

Neni 1

  1. Ky vendim përcakton rregullat lidhur me shpenzimet e parapara në Rregullat e Arbitrazhit në Kosovë, të administruara nga Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit (në tekstin e mëtutjeshëm “Tribunali i Përhershëm”).

Neni 2

  1. Palët që marrin pjesë në procedura pranë Tribunalit të Përhershëm i bartin shpenzimet e procedurës:
  2. Shpenzimet e procedurës përbëhen nga:
    1. Tarifat e tribunalit të arbitrazhit;
    2. Shpenzimet dhe tarifat administrative të Tribunalit të Përhershëm;
    3. Shpenzimet e arsyeshme të udhëtimit dhe shpenzimet tjera që janë bërë nga arbitrat;
    4. Shpenzimet e arsyeshme të këshillave të ekspertëve dhe të ndihmës tjetër që kërkohen nga tribunali i arbitrazhit;
    5. Shpenzimet e arsyeshme të udhëtimit dhe shpenzimet tjera të dëshmitarëve deri në masën në të cilën ato shpenzime miratohen nga tribunali i arbitrazhit;
    6. Shpenzimet juridike dhe shpenzime të tjera të bëra nga palët lidhur me arbitrimin deri në masën që përcaktohet nga tribunali i arbitrazhit i cili vlerëson nëse shuma e atyre shpenzimeve është e arsyeshme;
    7. Shpenzimet tjera materiale të procedurave të arbitrazhit (shpenzimet e seancave, që janë mbajtur jashtë ndërtesës së Tribunalit të Përhershëm, shpenzimet e përkthimit me gojë dhe me shkrim dhe shpenzimet tjera).
  3. Shpenzimet e procedurës sipas paragrafëve 2 (a), (b), (c), (e) dhe (g) caktohen nga Tribunali i Përhershëm në pajtim me tarifat e parapara në nenin 8 të këtij vendimi. Shpenzimet e procedurave sipas paragrafit 2 (c), (d), (e), (f) dhe (g) përcaktohen nga tribunali i arbitrazhit
  4. Lidhur me interpretimin, korrigjimin apo plotësimin e çfarëdo shpërblimi në bazë të neneve 37 deri 39, Tribunali i Përhershëm mund t’i ngarkojë shpenzimet e referuara në paragrafët 2(b) deri 2 (g), por jo edhe shpenzime tjera shtesë.

Neni 3

  1. Shpenzimet e arbitrazhit në parim i bartë pala ose palët e pasuksesshme. Mirëpo, tribunali i arbitrazhit mund t’i ndajë shpenzimet e tilla në mes të palëve nëse e konstaton që kjo ndarje është e arsyeshme, duke i pasur para sysh rrethanat e rastit.
  2. Tribunali i arbitrazhit në shpërblimin përfundimtar apo nëse e konsideron të duhur, në çfarëdo shpërblimi tjetër, përcakton cilëndo shumë që pala duhet t’ia paguaj palës tjetër si rezultat i vendimit për ndarjen e shpenzimeve.

Neni 4

  1. Gjatë parashtrimit të deklaratës së kërkesës apo kundërkërkesës, kërkuesi (kundër-kërkuesi) ia paguan Tribunalit të Përhershëm tarifën e regjistrimit të paraparë në nenin 8 në këtë Vendim.
  2. Nëse në kontest janë të përfshira më shumë se dy palë, si bashkë-ndërgjyqës, tarifa e regjistrimit do të rritet për 10% për secilën palë shtesë.
  3. Tarifa e paguar e regjistrimit nuk kthehet.
  4. Tribunali i Përhershëm nuk e bënë dërgimin e deklaratës së kërkesëpadisë dhe nuk ndërmerr asnjë veprim procedural derisa të paguhet tarifa e regjistrimit.

Neni 5

  1. Pasi të jetë përcaktuar numri i arbitërve në procedurë (p.sh një ose tre), shuma e avansit të shpenzimeve të pritura të procedurës nga neni 2, paragrafi 2 (a) deri (g) përcaktohet nga Tribunali i Përhershëm.
  2. Tribunali i Përhershëm kërkon nga secila palë depozitimin e një shume të barabartë si avans për shpenzimet e parapara në paragrafin 1. Në rrethana të caktuara, Tribunali i Përhershëm mund të zgjedhë që të kërkojë pagesën e plotë të avansit vetëm nga kërkuesi.
  3. Nëse depozitat e kërkuara nuk paguhen plotësisht brenda 30 ditëve pas pranimit të kërkesës, Tribunali i Përhershëm i njofton palët lidhur me këtë në mënyrë që njëra apo tjetra palë të bëjë pagesën e kërkuar. Nëse kjo pagesë nuk bëhet, Tribunali i Përhershëm mund të urdhërojë pezullimin apo ndërprerjen e procedurave të arbitrimit.
  4. Deklarata e kërkesëpadisë nuk i dërgohet tribunalit të arbitrazhit, para pagimit të shumës nga paragrafi 1 i këtij neni.
  5. Gjatë procedurave, nëse ka çfarëdo rritje të vlerës së lëndës së kontestit apo nëse avansi i paguar nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet materiale, Tribunali i Përhershëm mund të kërkojë nga palët që të paguajnë depozitë shtesë.
  6. Deri në pagimin e depozitës shtesë, të ngarkuar për shkak të rritjes së vlerës së lëndës së kontestit, rritja nuk do të merret parasysh.
  7. Nëse depozita shtesë kërkohet për mbulimin e shpenzimeve materiale, procedura e arbitrimit nuk vazhdon derisa depozita shtesë të jetë paguar.
  8. Zvogëlimi i vlerës së lëndës së kontestit do të merret parasysh gjatë llogaritjes së shpenzimeve administrative dhe shpenzimeve të arbitërve, vetëm nëse Tribunali i Përhershëm njoftohet për këtë para dorëzimit të dosjes në tribunalin e arbitrazhit.

Neni 6

  1. Nëse depozita nuk paguhet me kohë, Tribunali i Përhershëm merr vendim për fshirjen e deklaratës së kërkesës nga regjistri i kontesteve në Tribunalin e Përhershëm.
  2. Deklarata e fshirë e kërkesës mund të parashtrohet prapë pas pagesës së serishme të tarifës së regjistrimit.
  3. Pas marrjes së urdhrit për ndërprerje apo pasi të jetë dhënë shpërblimi përfundimtar, tribunali i arbitrazhit e bënë një llogaritje për palët lidhur me depozitat e pranuara dhe çdo bilanc të papritur ua kthen palëve.

Neni 7

  1. Palët i paguajnë depozitat në xhirollogaritë e përcaktuara nga Tribunali i Përhershëm.

Pjesa I – Tarifat

Neni 9 Tarifat e Arbitërve


    Tarifa nr.1

  1. Tarifa e regjistrimit të për procedurën e arbitrimit është 200.00 EUR.

Neni 9 Tarifat e Arbitërve


    Tarifa nr.2

    1. Tarifa për arbitrin e vetëm për kontestet me element ndërkombëtarë përckatohet në pajtim me vlerën e kontestit, siç përcaktohet në tabelën e mëposhtme:

      Vlera e kontestit (nga - deri) e shprehur në valutën EUR
      Shuma e tarifave bazë (C) dhe përqindja (D) për shumë që tejkalon (A) – në EUR
      Nga (A)
      Deri (B)
      Baza (C)
      % (D)
      10,000450
      10,00125,0004505
      25,00150,0009004
      50,001100,0001,8003
      100,001200,0002,7002
      200,001500,0004,5001
      500,0011,000,0006,7500,50
      1,000,0012,000,0008,5500,30
      mbi 20,000,00011,7000,20

      Në procedurat e arbitrazhit pa element ndërkombëtarë, nëse procedura arbitrohet nga një arbitër i vetëm, tarifat e arbitrave do të llogaritet në bazë të tabelës së më poshtme:

      Vlera e kontestit (nga - deri) e shprehur në valutën EUR
      Shuma e tarifave bazë (C) dhe përqindja (D) për shumë që tejkalon (A) – në EUR
      Nga (A)
      Deri (B)
      Baza (C)
      % (D)
      10,000 225
      10,00125,0002252,5
      25,00150,0004502
      50,001100,0009001,5
      100,001200,0001,3501
      200,001500,0002,2500,5
      500,0011,000,0003,3750,25
      1,000,0012,000,0004,2250,15
      mbi 20,000,0005,5300,10

    2. Nëse vlera e kontestit nuk është shprehur ne EUR, atëherë kjo vlerë do të konvertohet në EUR duke aplikuar kursin e valutave të Bankës Qendrore të Kosovës, në ditën e pranimit të padisë apo kërkesës/njoftimit për arbitrazh nga ana e Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit.
    3. Në rast se llogaritja e valutës së huaj, sipas metodës së konvetimit të parashikuar në paragrafin 2 të këtij Neni, është e pamundur, atëherë do të aplikohet ndonjë metodë tjetër e përshtatshme.
    4. Nëse më shumë se dy palë marrin pjesë në procedurë, atëherë tarifat e arbitrave të përcaktuara në tabelat në paragrafin 1, të këtij Neni, do të rritet për 10% për secilën palë.
    5. Në veçanti për rastet komplekse për të cilat nevojitet dije profesionale të veçanta, mbledhje të informacionit, apo studim të ligjit të huaj apo sistemin ligjor apo në veçanti ka prezantim të gjatë të provave, tarifat e arbitrave të përcaktuara në tabelat në paragrafin 1, të këtij Neni, TPA mund të rriten për 50%.


    Tarifa nr.3

  1. Nëse palët duhet të paguajnë depozitë për shpenzime administrative dhe shpenzime të arbitërve në pjesë të barabarta, me qëllim të llogaritjes së shumës së këtyre shpenzimeve, vlerat e lëndës së kontestit nga deklarata e kërkesës dhe kundërkërkesës do të bashkohen. Nëse jo depozita për këto shpenzime llogaritet ndarazi për deklaratën e kërkesës dhe kundërkërkesës (llogaritje e ndarë). Llogaritjet e ndara gjithashtu aplikohen nëse kundërkërkesa nuk ka të bëjë me deklaratën e kërkesës. Nëse në procedurat e njëjta, janë parashtruar disa deklarata të kërkesës dhe kundërkërkesës, Tribunali i Përhershëm mund të llogarisë tarifat e arbitërve ndarazi për secilën kërkesë.
    Tarifat e Arbitrave shpërndahet ndërmjet anëtarëv të Tribunalit të Arbitrazhit të përbërë nga tre arbitra, në këto pjesë: për kryesyesin e panelit 40%, dhe 30% për secilin anëtarë të panelit.

    Tarifa nr.4

  1. Nëse duhet të caktohet Tribunali i arbitrazhit prej tre anëtarëve, shuma nga tarifa nr. 2 rritet për dy herë e gjysmë. Në rastet veçanërisht të ndërlikuara, Tribunali i Përhershëm mund të urdhërojë që shuma nga tarifa nr. 2 të rritet për tri herë. Nëse në procedurë marrin pjesë më tepër se dy palë si bashkë-ndërgjyqës, shuma ne tarifën nr. 2 rritet për 10 përçind për secilën palë shtesë.

    Tarifa nr.5

    1. Nëse procedura e arbitrazhit përfundon para nxjerrjes së vendimit të arbitrazhit, Kryetari i TPA, me kërkesë me shkrim nga njërën nga palët, do të nxejrrë vendim për zbirtjen e shpenzimeve të parapagura në pajtim me Nenin 45 të Rregullave të Arbitrazhit, si më poshtë:
        • për 40% nëse procedura është përfunduar para konstituimit të tribunalit të arbitrazhit;
        • për 20% nëse procedura është përfunduar para mbajtjes së seancës dëgjimore.
    2. Për shumën e parapaguar e cila është zbitur, këto shuma do ti kthehen palëve.

Neni 10 Shpenzimet Administrative


    Tarifa nr.6

  1. Nëse është caktuan një arbitër i vetëm, shpenzimet administrative janë 20 përçind të shumës së tarifave për një arbitër të vetëm. Nëse është caktuar një tribunali i arbitrazhit, shpenzimet administrative janë 10 përçind nga shuma e tarifave për tribunalin e arbitrazhit.

Pjesa II – Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare

Neni 11

  1. Ky vendim hyn në fuqi më datën 24 qershor 2011.
  2. Ky Vendim për Ndryshimin dhe Plotësimin e Vendimit për Shpenzimet e Procedurës ka hyrë në fuqi më 31 Dhjetor 2016.