FILLIMI I ProcedurES

Si fillohet procedura e arbitrazhit

  1. Procedura e arbitrazhit fillohet merastin e pranimit të padisë në formën e shkruar nga ana e Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit (tash etutje i referuar si “TPA”) dhe dëshmisë për pagesën e tarifës së regjistrimit. Pas pranimit të padisë, TPA pa vonesë, padinë e tillë ja dorëzon të paditurit.

  1. Padia duhet t’i përmbajë, elementet në vijim:
    1. Emrat e palëve dhe detajet e tyre;
    2. Identifikimi i marrëveshjes së arbitrazhit, palët në të cilën thirren;
    3. Një përshkrim i shkurtër i kontestit;
    4. Një përshkrim i fakteve në të cilat mbështet padia;
    5. Pikat kryesore të çështjes;
    6. Kërkesat e padisë (kërkesëpadia)
    7. Baza Ligjore e cila e mbështetë padinë;
    8. Shuma e kontestit në kohën e dorëzimit të padisë, përveç rasteve kur padia nuk është e matshmeme një shumë të caktuar parash;
    9. Propozimi lidhur me numrin e arbitrave, gjuhën dhe vendin e arbitrazhit, nëse palët nuk janëpajtuar paraprakisht lidhur me këtë;
    10. Nëse kërkohet vendim nga tre arbitra, atëherë propozimin e një arbitri dhe detajet e kontaktit tëtij;
    11. Nëse duhet të emërohet vetëm një arbitër atëherë propozimin e arbitrit dhe kontaktet e tij;
  2. Padia dhe dorëzimi i shkresave të tjera në TPA, mund të bëhet fizikisht apo përmes postës së rregullt në adresën:
  3. Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit - Oda Ekonomike e Kosovës
    Rr. Nëna Terezë, Nr.20, Zyra 22;
    10000, Prishtinë, Republika e Kosovës
  4. apo                                                     
    me e-mail tek: info@kosovo-arbitration.com

  5. Vërejtje: Padia bashkë me provat e bashkangjitura, duhet të dorëzohet në kopje tëmjaftueshme (një kopje për TPA, një kopje për secilën palë dhe nga një kopje për secilinarbitër).

Tarifa e regjistrimit

  1. Me rastin e dorëzimit të padisë, paditësi duhet të paguajnë një tarifë regjistrimi në shumën prej 200,00 EUR.

  2. Pagesa e tarifës së regjistrimit duhet të bëhet përmes transferit bankar në xhirollogarinë e OEKpër Arbitrazhin, në Bankën Reiffesien Bank Kosovo, SH.A.

  3. Pagesa duhet të bëhet në emër të paditësit dhe duhet sqarohet arsyet e pagesës

  4. Përderi sa taksa e regjistrimit të është paguar, Sekretariati nuk do të dërgojë padinë të paditurit. Nëse paditësi nuk e paguan tarifën e regjistrimit, Sekretariati do të caktojë një afat kohor për pagesën. Nëse tarifa e regjistrimit nuk paguhet brenda këtij afati, Sekretariati mund të pushojë procedurën.

Skema në procedurën e arbitrazhit

  1. Arbitrazhi si procedurë shërben për zgjidhjen e kontesteve para Tribunalit të Arbitrazhit, i cili mund të përbëhet nga një apo tre anëtarë. Sipas dispozitave të Rregullave të Arbitrazhit, palët mund të pajtohen me marrëveshjen e tyre numrin e arbitrave. Në rastet kur palët nuk janë pajtuar për numrin e arbitrave, sipas Nenit 5, autoriteti i emërimit, vendos nëse rasti duhet të vendoset nga një apo tre arbitra, por si rregull rasti duhet të vendoset nga një arbitër i vetëm, përveç në rastet kur ndërlikueshmëria, vlera dhe rrethanat e rastit arsyetojnë krijimin e Tribunalit të Arbitrazhit prej tre anëtarëve.

  2. Në rastet kur Tribunali i Arbitrazhit, përbëhet nga një anëtarë i vetëm, atëherë palët bashkërisht duhet ta propozojnë arbitrin. Ndërsa, kur Tribunali i Arbitrazhit përbëhet nga tre anëtarë, secila palët duhet të propozojë nga një arbitër. Ndërsa, arbitrit e emëruar nga palët e emërojnë arbitrin e tretë i cili shërben si Kryesues i Tribunalit të Arbitrazhit.

  3. Secili arbitër duhet të jetë i paanshëm dhe i pavarur dhe konfirmimin e emërimit të arbitrit duhet të vendoset nga ana e TPA. Pas konfirmimit të arbitrave konsiderohet se është konstituuar Tribunali i Arbitrazhit. Pas konstituimit të Tribunalit të Arbitrazhit dhe pagesës së shumës së avancit nga palët, TPA ja dorëzon shkresat e lëndës Tribunalit të Arbitrazhit. Sipas Rregullave të Arbitrazhit dhe Ligjit për Arbitrazhit, nuk ka afat përcaktues brenda të cilit Tribunali i Arbitrazhit duhet të nxjerrë vendim, përveç rasteve kur palët janë pajtuar t’i nënshtrohen rregullave për “procedurën e përshpejtuar” sipas të cilave parashihet që vendimi i arbitrazhit duhet të nxirret brenda 6 muajve.

Skema e procedurës së arbitrazhit