Llogaritja e shpenzimeve të Procedurës së Arbitrazhit
Shpenzimet e procedurës së arbitrazhit janë të caktuara në bazë të Vendimit për Shpenzimet e Procedurës, pjesë e Rregullave të Arbitrazhit – 2011 (të ndryshuara me Vendimin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Vendimit për Shpenzimet e Procedurës). Shpenzimet varen nga vlera e kontestit, numri i arbitrave dhe përbëhen nga tarifat e arbitrave, shpenzimet administrative të institucionit të arbitrazhit dhe shpenzimeve të tjera të cilat shkaktohen gjatë procedurës nga institucioni dhe tribunal i arbitrazhit (si p.sh. ekspertimet, shpenzimet e udhëtimit të arbitrave apo dëshmitarëve, shpenzimet e seancave dëgjimore, nëse mbahen jashtë objekteve të Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit, dhe shërbimet e përkthimin). Po ashtu, dispozitat të Vendimit për Shpenzimet e Procedurës përcaktojnë tarifë dy strukturore: (i) njërën për rastet me element të huaj dhe (ii) për rastet ndërmjet palëve vendore. Si rregull, institucioni kërkon nga secila palë të paguajë përgjysmë shpenzimet e procedurës në formë parapagimi.
Kalkulatori i shpenzimeve më poshtë mundëson llogaritjen e përafërt të shpenzimeve të procedures.