Rregullat e ARBITRAZHIT


Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës 2011 kanë hyrë në fuqi më 27 qershor 2011. Të gjitha çështjet e sjella para PTA do ti nënshtrohet këtyre rregullave. Rregullat kan qenë të hartuar në anglisht dhe shqip.

Rregullat e Arbitrazhit KOSOVË 2011 janë hartuar në mënyrë që të jenë sa më fleksibile për palët dhe që tribunalit t’i shërbejnë në mënyrë sa më efikase për të arritur deri te vendimi meritor.

Rregullat e Arbitrazhit KOSOVË 2011 kanë hyrë në fuqi me 27 Qershor 2011. Të gjitha rastet që paraqiten para TPA iu nënshtrohen këtyre rregullave. Vendimi për Shpenzimet e Procedurës poashtu është miratuar me 27 Qershor 2011. Shpenzimet e procedures së arbitrazhit pranë TPA janë fikse.

Rregullat e Arbitrazhit KOSOVË 2011

Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës, Duke u bazuar në nenet 8(k), 17(g) dhe (h), 24, 26 dhe 27 të Ligjit Nr. 2004/7 për Odën Ekonomike të Kosovës; Me qëllim të organizimit të një arbitrazhi të përhershëm kompetent për zgjidhjen e kontesteve të biznesit në mes të anëtarëve të Odes Ekonomike të Kosovës dhe në mes të anëtarëve dhe personave të tjerë juridik ose fizikë, më 24 qershor 2011, miraton

Shkarko pdf verzionin e Rregullave të Arbitrazhit Kosovë 2011 në Anglisht
Shkarko pdf verzionin e Rregullave të Arbitrazhit Kosovë 2011 në Shqip

Pjesa I - Rregullat hyrëse

Neni 1 Fusha e zbatimit

Neni 2 Njoftimi dhe llogaritja e periudhave të kohës

Neni 3 Përfaqësimi dhe ndihma

Neni 4 Përcaktimi i autoriteteve të emërimit

Pjesa II – Përbërja e tribunalit të arbitrazhit

Neni 5 Numri i arbitrave

Neni 6 Emërimi i arbitrave (nenet 6 deri 9)

Neni 7 Emërimi i arbitrave (nenet 6 deri 9)

Neni 8 Emërimi i arbitrave (nenet 6 deri 9)

Neni 9 Emërimi i arbitrave (nenet 6 deri 9)

Neni 10 Pranimi i Mandatit nga Arbitri dhe Zbulimet

Neni 11 Konfirmimi i Arbitrit

Neni 12 Kundërshtimi i arbitrave (Nenet 12 deri në 14)

Neni 13 Kundërshtimi i arbitrave (Nenet 12 deri në 14)

Neni 14 Zëvendësimi i arbitrit

Neni 15 Përsëritja e seancave dëgjimore në rast të zëvendësimit të një arbitri

Neni 16 Përjashtimi i detyrimit

Pjesa III – Procedura e arbitrazhit

Neni 17 Dispozitat e përgjithshme

Neni 18 Vendi i arbitrazhit

Neni 19 Gjuha

Neni 20 Padia

Neni 21 Deklarata e mbrojtjes

Neni 22 Ndryshimet në padi ose mbrojtje

Neni 23 Përcjellja e shkresave të lëndës në tribunalin e arbitrazhit

Neni 24 Pretendimet në lidhje me juridiksionin e tribunalit të arbitrazhit

Neni 25 Deklaratat tjera me shkrim

Neni 26 Afatet kohore

Neni 27 Masat e përkohshme

Neni 28 Dëshmitë

Neni 29 Seancat dëgjimore

Neni 30 Ekspertët e emëruar nga tribunali i arbitrazhit

Neni 31 Vonesa

Neni 32 Përfundimi i procedurës

Neni 33 Heqje dorë nga e drejta për kundërshtim

Pjesa IV – Vendimi

Neni 34 Vendimet

Neni 35 Forma dhe efekti i vendimit

Neni 36 Ligji i aplikueshëm, amiable compositeur

Neni 37 Zgjidhja apo arsyet tjera për ndërprerje

Neni 38 Interpretimi i vendimit

Neni 39 Korrigjimi i vendimit

Neni 40 Vendimi shtesë

Pjesa V – Konfidencialiteti

Neni 41 Konfidencialiteti

Pjesa VI – Procedura e përshpejtuar

Neni 42 Procedura e përshpejtuar

Pjesa VII – Kompetencat e Tribunalit të Përhershëm

Neni 43 Kompetencat gjatë procedurës

Neni 44 Miratimi i vendimit

Neni 45 Shpenzimet e procedurës

Neni 46 Rregullorja në fuqi

Neni 47 Hyrja në fuqi

Shtojcë I -

Neni 1 Modeli i klauzolës së arbitrazhit për kontrata

Neni 2 Modeli i deklaratës mbi pavarësinë në bazë të nenit 11 të Rregullave


Pjesa I – Rregullat hyrëse

Neni 1 Fusha e zbatimit

  1. Këto rregulla do të udhëheqin arbitrazhin vendor dhe ndërkombëtar të mosmarrëveshjeve në lidhje me një marrëdhënie të përcaktuar ligjore, kontraktuese apo jokontraktuese, ku një marrëveshje i referohet këtyre rregullave në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK). Në tekstin e mëposhtëm, institucioni i tillë i cili administron procedurën e arbitrazhit sipas këtyre rregullave në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës do të jetë Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit, në tekstin e mëtutjeshëm „Tribunali i Përhershëm“.
  2. Këto Rregulla zbatohen në përputhje me modifikime të tilla siç mund të dakordohen nga palët.
  3. Përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe, këto Rregulla do të zbatohen për të gjitha procedurat e arbitrazhit, në të cilat padia paraqitet në ose pas datës së hyrjes në fuqi të këtyre Rregullave.
  4. Këto Rregulla do të udhëheqin arbitrazhin, përveç se kur ndonjëra nga këto Rregulla është në kundërshtim me një dispozitë të ligjit në fuqi për arbitrazhin nga të cilat palët nuk mund të derogojnë, ajo dispozitë do të mbizotërojë.

Neni 2 Njoftimi dhe llogaritja e periudhave të kohës

  1. Një lajmërim, duke përfshirë një njoftim, komunikim apo propozim, mund të transmetohet me çdo mjet të komunikimit që ofron ose lejon për një regjistrim të transmetimit të tij.
  2. Nëse një adresë është caktuar nga një palë posaçërisht për këtë qëllim ose është autorizuar nga tribunali i arbitrazhit, çdo njoftim do t’i dorëzohet palës në atë adresë, dhe nëse i dorëzuar në këtë mënyrë, konsiderohet se ka qenë i pranuar. Dorëzimi me anë të mjeteve elektronike të tilla si faksimili ose e-mail mund të bëhet vetëm në një adresë të caktuar ose të autorizuar për këtë.
  3. Në mungesë të përcaktimit ose autorizimit të tillë, një njoftim është:
    1. pranuar në qoftë se ai i është dorëzuar fizikisht të adresuarit; ose
    2. konsiderohet se është pranuar nëse ai është dorëzuar në vendin e biznesit, vendbanimin ose në adresën postare të adresuarit.
  4. Nëse, pas përpjekjeve të arsyeshme, dorëzimi nuk mund të kryhet në përputhje me paragrafët 2 ose 3, një njoftim konsiderohet se është pranuar nëse ai është dërguar në vendin e fundit të njohur të biznesit të adresuarit, vendbanimin ose adresën postare, me letër të regjistruar ose ndonjë mjet tjetër që ofron një regjistrim të dorëzimit apo tentimit të dorëzimit.
  5. Një njoftim do të konsiderohet se është pranuar në ditën kur është dorëzuar në përputhje me paragrafët 2, 3 ose 4, ose është tentuar të dorëzohet në pajtim me paragrafin 4. Një njoftim që transmetohet nga mjetet elektronike konsiderohet të ketë qenë pranuar në ditën kur është dërguar, përveç nëse një njoftim i arbitrazhit i transmetuar në këtë mënyrë mendohet se është pranuar vetëm në ditën kur ai arrin në adresën elektronike të adresuarit.
  6. Për qëllime të llogaritjes së periudhës kohore sipas këtyre rregullave, periudha e tillë do të fillojë të rrjedhë në ditën pas ditës së pranimit të njoftimit. Nëse dita e fundit e një periudhe të tillë është një festë zyrtare ose një ditë pushimi në vendbanimin ose vendin e biznesit të adresuarit, periudha zgjatet deri në ditën e parë të punës që vijon. Festat zyrtare ose ditët e pushimit që ndodhin gjatë periudhës kohore, përfshihen në llogaritjen e periudhës.

Neni 3 Përfaqësimi dhe ndihma

  1. Secila palë mund të përfaqësohet ose ndihmohet nga persona të zgjedhur prej saj. Emrat dhe adresat e personave të tillë duhet t'i komunikohen të gjitha palëve dhe tribunalit të arbitrazhit. Një komunikim i tillë duhet të specifikojë nëse emërimi është duke u bërë për qëllime të përfaqësimit apo të ndihmës. Kur një person do të veprojë si një përfaqësues i një pale, tribunali i arbitrazhit, me iniciativën e vet ose me kërkesën e ndonjë pale, në çdo kohë mund të kërkojë autorizimin e dhënë për përfaqësuesin në një formë të tillë siç mund ta përcaktojë tribunali i arbitrazhit.

Neni 4 Përcaktimi i autoriteteve të emërimit

  1. Përveç nëse palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një autoriteti të emërimit, autoriteti i emërimit duhet të jetë Tribunali i Përhershëm.

Pjesa II – Përbërja e tribunalit të arbitrazhit

Neni 5 Numri i arbitrave

  1. Nëse palët nuk kanë rënë dakord më parë për numrin e arbitrave, autoriteti i emërimit do të vendosë nëse çështja do t'i referohet një arbitri të vetëm ose në një tribunal arbitrazhi prej tre anëtarëve, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat relevante.
  2. Si rregull, autoriteti i emërimit do ta referojë rastin te një arbitër i vetëm, përveç nëse ndërlikueshmëria e lëndës dhe / ose shuma në mosmarrëveshje arsyeton që rasti t'i referohet një tribunali të arbitrazhit prej tre anëtarëve.
  3. Për qëllim të këtyre Rregullave, shprehja “tribunal i arbitrazhit” përfshinë arbitrin e vetëm apo tribunalin e arbitrazhit të përbërë nga tre anëtarë.

Neni 6 Emërimi i arbitrave (nenet 6 deri 9)

  1. Palët mund t’i emërojnë arbitrat që janë në listën e Tribunalit të Përhershëm.
  2. Palët mund po ashtu si arbitra të emërojnë persona të cilët nuk janë në listat e tilla të arbitrave, nëse personi i tillë ofron deklaratë të shkurtë lidhur me përvojën profesionale të kaluar dhe të tashme. Një deklaratë e tillë duhet po ashtu të ofrohet nëse arbitri është emëruar nga një autoritet tjetër emërues që dallon nga autoriteti emërues i caktuar nga Tribunali i Përhershëm.
  3. Emërimi i një arbitri do të bëhet efektiv, kur kjo është konfirmuar nga Tribunali i Përhershëm në përputhje me nenin 12 të këtyre Rregullave. Sipas kësaj, çdo referencë në emërim sipas këtyre Rregullave duhet të konsiderohet si emërim deri në konfirmimin nga Tribunali i Përhershëm.

Neni 7 Emërimi i arbitrave (nenet 6 deri 9)

  1. Në qoftë se palët kanë rënë dakord që të emërohet një arbitër i vetëm dhe në qoftë se brenda 30 ditëve pas pranimit nga të gjitha palët tjera të një propozimi për emërimin e arbitrit të vetëm palët nuk kanë arritur marrëveshje, një arbitër i vetëm do të emërohet nga autoriteti i emërimit.
  2. Autoriteti i emërimit do ta emërojë arbitrin e vetëm sa më shpejt të jetë e mundur. Gjatë emërimit, autoriteti i emërimit do të përdorë listë - procedurën e mëposhtme, përveç nëse palët pajtohen se listë – procedura nuk duhet të përdoret apo nëse autoriteti i emërimit përcakton në diskrecionin e tij se përdorimi i listë - procedurës nuk është i përshtatshëm për atë rast:
    1. Autoriteti i emërimit do t'i komunikojë secilës nga palët një listë të njëjtë që përmban të paktën tre emra;
    2. Brenda 15 ditëve pas marrjes së kësaj liste, secila palë mund t’ia kthejë listën autoritetit të emërimit pasi ka fshirë emrin ose emrat të cilat i kundërshton dhe duke i numëruar emrat e mbetura në listë në renditje sipas preferencës;
    3. Pas skadimit të afatit kohor të mësipërm, autoriteti i emërimit e emëron arbitrin e vetëm nga radhët e emrave të miratuar në listat e kthyera dhe në përputhje me renditjen e preferencës treguar nga palët;
    4. Nëse për ndonjë arsye emërimi nuk mund të bëhet sipas kësaj procedure, autoriteti i emërimit mund të ushtrojë diskrecionin e tij në emërimin e arbitrit të vetëm.

Neni 8 Emërimi i arbitrave (nenet 6 deri 9)

  1. Nëse duhet të emërohen tre arbitra, secila palë emëron një arbitër. Të dy arbitrat e emëruar në këtë mënyrë do të zgjedhin arbitrin e tretë i cili do të veprojë si arbitër kryesues i tribunalit të arbitrazhit.
  2. Nëse brenda 30 ditëve pas marrjes së njoftimit nga pala për emërimin e një arbitri pala tjetër nuk e ka njoftuar palën e parë për arbitrin të cilin e ka emëruar, pala e parë mund të kërkojë nga autoriteti i emërimit të emërojë arbitrin të dytë.
  3. Nëse brenda 30 ditëve pas emërimit të arbitrit të dytë të dy arbitrat nuk kanë rënë dakord për zgjedhjen e arbitrit kryesues, arbitri kryesues do të emërohet nga autoriteti i emërimit në të njëjtën mënyrë si emërohet një arbitër i vetëm sipas nenit 7.

Neni 9 Emërimi i arbitrave (nenet 6 deri 9)

  1. Për qëllime të nenit 8, paragrafi 1, kur duhet të emërohen tre arbitra dhe ka palë të shumta si paditës ose si të paditur, përveç nëse palët janë pajtuar për një tjetër metodë të emërimit të arbitrave, palët e shumta së bashku, qoftë si paditës apo si të paditur, do të emërojnë një arbitër.
  2. Në rast të çdo dështimi për të formuar tribunalin e arbitrazhit sipas këtyre rregullave, autoriteti i emërimit, me kërkesën e ndonjë pale, do të formojë tribunalin e arbitrazhit dhe, duke bërë kështu, mund të revokojë çdo emërim tashmë të bërë dhe të emërojë ose të riemërojë secilin prej arbitrave dhe të caktojë njërin prej tyre si arbitër kryesues.

Neni 10 Pranimi i Mandatit nga Arbitri dhe Zbulimet

  1. Çdo arbitër duhet të jetë dhe të mbetet i pavarur nga palët e përfshira në arbitrazh.
  2. Çdo person i cili kontaktohet në lidhje me emërimin e tij apo të saj të mundshëm si një arbitër duhet, pa ndonjë vonesë të paarsyeshme, ta njoftojë Tribunalin e Përhershëm në lidhje me pranimin e tij apo të saj të emërimit si arbitër dhe të deklarohet nëse ai apo ajo i përmbush kushtet e dakorduara nga palët. Ai apo ajo duhet po ashtu ta zbuloj çfarëdo rrethane që mund të shkaktojë lindje të dyshimeve të arsyeshëm në lidhje me paanshmërinë dhe pavarësinë e tij apo të saj. Tribunali i Përhershëm duhet t’i njoftojë palët sipas kësaj.
  3. Nëse rrethanat janë të dukshme nga deklarata e një arbitri, të cilat mund të shkaktojnë lindje të dyshimeve në lidhje me paanshmërinë apo pavarësinë apo të përmbushjes së kualifikimeve të akorduara nga palët, Tribunali i Përhershëm iu jep palëve një mundësi për të komentuar brenda një afati të përshtatshëm kohor.
  4. Një arbitër, nga koha e emërimit të tij apo të saj, dhe përgjatë procedurës së arbitrazhit, duhet pa ndonjë vonesë t’ia zbulojë palëve dhe arbitrave të tjerë çfarëdo rrethanash përveç nëse ata tanimë janë informuar nga ai apo ajo në lidhje me këto rrethana.

Neni 11 Konfirmimi i Arbitrit

  1. Tribunali i Përhershëm mund ta konfirmojë arbitrin e propozuar sapo Tribunali i Përhershëm të pranojë deklaratën e pranimit nga arbitri, dhe asnjë rrethanë nuk duket se shkakton lindjen e dyshimeve në lidhje me paanshmërinë apo pavarësinë e një arbitri apo të përmbushjes së kualifikimeve nga deklarata, apo nëse brenda afatit kohor të përcaktuar me nenin 13.1 asnjë palë nuk e kundërshton konfirmimin e atij arbitri.
  2. Në rast të kundërshtimit sipas Nenit 13.1, të cilën pala vendos ta ndjek siç parashihet me Nenin 13.4, vendimi nga Tribunali i Përhershëm për ta refuzuar kundërshtimin e arbitrit të propozuar duhet të konsiderohet si konfirmim i një arbitri të tillë.
  3. Pas konfirmimit të të gjithë arbitrave, themelohet tribunali i arbitrazhit. Tribunali i Përhershëm i njofton palët në lidhje me themelimin e tribunalit të arbitrazhit.

Neni 12 Kundërshtimi i arbitrave (Nenet 12 deri në 14)

  1. Çdo arbitër mund të kundërshtohet nëse ekzistojnë rrethanat të cilat i japin shkas dyshimeve të arsyeshme në lidhje me paanshmërinë ose pavarësinë e arbitrit.
  2. Një palë mund ta kundërshtojë arbitrin e emëruar nga ai vetëm për arsye për të cilat ai vihet në dijeni pas emërimit të bërë.
  3. Në rast se një arbitër nuk vepron ose në rast të pamundësisë de jure ose de facto të tij apo të saj për t’i kryer detyrat e tij apo të saja, aplikohet procedura në lidhje me kundërshtimin e një arbitri siç parashihet në nenin 13.

Neni 13 Kundërshtimi i arbitrave (Nenet 12 deri në 14)

  1. Një palë që mendon të kundërshtojë një arbitër duhet të dërgojë njoftimin për kundërshtim brenda 15 ditëve pasi ajo ka qenë njoftuar për emërimin e arbitrit që dëshiron të kundërshtohet, ose brenda 15 ditëve pasi që pala njoftohet mbi rrethanat e përmendura në nenet 11 dhe 12.
  2. Njoftimi mbi kundërshtimin do t'i komunikohet të gjithë palëve tjera, arbitrit i cili pretendohet të kundërshtohet, si dhe arbitrave tjerë. Njoftimi mbi kundërshtimin duhet të përmbajë arsyet për kundërshtim.
  3. Kur një arbitër kërkohet të kundërshtohet nga një palë, të gjitha palët mund të pajtohen me atë kërkesë. Arbitri mund po ashtu, pas kërkesës për kundërshtim, të tërhiqet nga detyra e tij apo e saj. Në asnjë rast kjo nuk nënkupton pranimin e vlefshmërisë së arsyeve të kundërshtimit.
  4. Nëse, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të kundërshtimit, të gjitha palët nuk pajtohen për kundërshtimin ose arbitri nuk tërhiqet, pala e cila paraqet kërkesën për kundërshtim mund të zgjedhë për të vazhduar me atë. Në këtë rast, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit mbi kundërshtimin, pala do të kërkojë nga autoriteti i emërimit një vendim mbi kundërshtimin.
  5. Tribunali i arbitrazhit duhet ta marrë një vendim mbi kundërshtimin pa vonesë të paarsyeshme. Vendimi i tillë është përfundimtar.

Neni 14 Zëvendësimi i arbitrit

  1. Në pajtim me paragrafin 2, në çdo rast kur një arbitër duhet të zëvendësohet gjatë rrjedhës së procedurës së arbitrazhit, një arbitër zëvendësues do të emërohet apo të zgjidhet në pajtim me procedurën e parashikuar në nenet 7 deri në 11 që është zbatuar për emërimin ose zgjedhjen e arbitrit që zëvendësohet. Kjo procedurë do të zbatohet edhe në qoftë se gjatë procesit të emërimit të arbitrit që duhet zëvendësuar, një palë nuk ka ushtruar të drejtën e saj për të emëruar ose për të marrë pjesë në emërim.
  2. Në qoftë se, me kërkesë të një pale, autoriteti i emërimit përcakton se, në pikëpamje të rrethanave të jashtëzakonshme të rastit, do të ishte e justifikuar për një palë të jetë e privuar nga e drejta e saj për të emëruar një arbitër zëvendësues, autoriteti i emërimit mundet, pasi i ka dhënë një mundësi palëve dhe arbitrave të mbetur të shprehin pikëpamjet e tyre:
    1. të emërojë arbitrin zëvendësues, ose
    2. pas mbylljes së seancave, të autorizojë arbitrat tjerë të vazhdojnë me procedurat e arbitrazhit dhe të marrin cilindo vendim.

Neni 15 Përsëritja e seancave dëgjimore në rast të zëvendësimit të një arbitri

  1. Në qoftë se një arbitër është zëvendësuar, procedura do të vazhdojë në fazën ku arbitri i cili është zëvendësuar ka pushuar së kryeri funksionet e tij apo të saj, përveç nëse tribunali i arbitrazhit nuk vendos ndryshe.

Neni 16 Përjashtimi i detyrimit

  1. Përveç për shkelje të qëllimshme, palët heqin dorë, në masën e plotë të lejuar sipas ligjit në fuqi, nga çdo pretendim kundër arbitrave, autoritetit emërues, Tribunalit të Përhershëm dhe çdo personi të emëruar nga tribunali i arbitrazhit bazuar në ndonjë veprim apo mosveprim në lidhje me procedurat e arbitrazhit.

Pjesa III – Procedura e arbitrazhit

Neni 17 Dispozitat e përgjithshme

  1. Në pajtim me këto Rregulla, tribunali i arbitrazhit mund të udhëheqë arbitrazhin në mënyrë të tillë që e konsideron si të përshtatshme, me kusht që palët të trajtohen me barazi dhe që në një fazë të përshtatshme të procedurës secilës palë i është dhënë një mundësi e arsyeshme për të paraqitur rastin e saj. Tribunali i arbitrazhit, në ushtrimin e diskrecionit të tij, do të udhëheqë procedurën në mënyrë që të shmangen vonesat dhe shpenzimet e panevojshme dhe të sigurohet një proces i drejtë dhe efikas për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së palëve.
  2. Sa më shpejt të jetë e mundur pas formimit të tij dhe pasi të jenë ftuar palët të shprehin pikëpamjet e tyre, tribunali i arbitrazhit do të përcaktojë orarin e përkohshëm të arbitrazhit, i cili do ti jepet palëve dhe, për informacion, Tribunalit të Përhershëm. Tribunali i arbitrazhit mundet, në çdo kohë, pasi të ketë ftuar palët të shprehin pikëpamjet e tyre, të zgjas ose të shkurtojë çdo periudhë kohore të përcaktuar në bazë të këtyre Rregullave apo të rënë dakord nga palët. Tribunali i arbitrazhit duhet t’ia ofrojë Tribunalit të Përhershëm orarin e ndryshuar.
  3. Në qoftë se në një fazë të përshtatshme të procedurës ndonjë palë e kërkon këtë, tribunali i arbitrazhit do të mbajë seanca për paraqitjen e provave nga dëshmitarët, duke përfshirë edhe dëshmitarë ekspertë, apo për argumente me gojë. Në mungesë të një kërkese të tillë, tribunali i arbitrazhit do të vendosë nëse do të zhvillojë seanca të tilla ose nëse procedura do të udhëhiqet në bazë të dokumenteve dhe materialeve të tjera.
  4. Të gjitha komunikimet me tribunalin e arbitrazhit nga njëra palë do t'i komunikohen, nga ajo palë, të gjitha palëve të tjera dhe Tribunalit të Përhershëm. Komunikimet e tilla do të bëhen në të njëjtën kohë, përveç kur lejohet ndryshe nga tribunali i arbitrazhit në bazë të ligjit në fuqi.
  5. Tribunali i arbitrazhit mundet, me kërkesën e ndonjë pale, ti lejojë një ose më shumë personave të tretë t’i bashkohen arbitrazhit si palë, me kusht që personi i tillë është palë në marrëveshjen e arbitrazhit, përveç nëse tribunali i arbitrazhit konstaton, pasi që i jep të gjitha palëve, duke përfshirë personin ose personat që mund të bashkohen, mundësinë për t'u dëgjuar, që bashkimi nuk duhet të lejohet për shkak të paragjykimeve të ndonjë prej këtyre palëve. Tribunali i arbitrazhit mund të merr një vendim të vetëm apo disa vendime në lidhje me të gjitha palët e përfshira në arbitrazh.

Neni 18 Vendi i arbitrazhit

  1. Nëse palët nuk kanë rënë dakord më parë për vendin e arbitrazhit, ose në qoftë se përcaktimi i tillë është i paqartë ose jo i plotë, vendi i arbitrazhit do të jetë Kosova përveç nëse Tribunali i Përhershëm nuk vendos, duke pasur parasysh rrethanat e rastit dhe pasi t’i ketë dhënë mundësi palëve të japin komente me shkrim, se vendi tjetër është më i përshtatshëm. Vendimi do të konsiderohet se është marrë në vendin e arbitrazhit.
  2. Tribunali i arbitrazhit mund të takohet në cilindo vend që e konsideron të përshtatshëm për shqyrtim. Përveç nëse palët nuk pajtohen ndryshe, tribunali i arbitrazhit mund të takohet gjithashtu në çdo vend që e konsideron të përshtatshëm për ndonjë qëllim tjetër, duke përfshirë edhe seancat dëgjimore. Në çdo rast, tribunali i arbitrazhit duhet të njoftojë Tribunalin e Përhershëm për vendet e tilla dhe, në qoftë se palët pritet të jenë të pranishme, ti jepet lajmërim i mjaftueshëm kohor.

Neni 19 Gjuha

  1. Në pajtim me marrëveshjen nga palët, tribunali i arbitrazhit, menjëherë pas formimit të tij, do të përcaktojë gjuhën ose gjuhët që do të përdoren gjatë procedurës. Ky përcaktim do të zbatohet për padinë, deklaratën e mbrojtjes, dhe çdo deklaratë tjetër me shkrim dhe, në qoftë se mbahen seancat dëgjimore, për gjuhën ose gjuhët që do të përdoret në seancat e tilla.
  2. Tribunali i arbitrazhit mund të urdhërojë që të gjitha dokumentet e bashkëngjitura në padi apo deklarata e mbrojtjes, dhe të gjitha dokumentet plotësuese apo provat materiale të dorëzuara gjatë procedurës, të dorëzuara në gjuhën e tyre origjinale, të shoqërohen nga një përkthim në gjuhën apo gjuhët e rëna dakord nga palët, ose të përcaktuar nga tribunali i arbitrazhit.
  3. Deri në përcaktimin e gjuhës së procedurës, një padi, një mbrojtje dhe dokumentet e tjera mund të paraqiten në gjuhën e kontratës kryesore, marrëveshjes së arbitrazhit ose në çdo gjuhë në përdorim zyrtar në selinë e Tribunalit të Përhershëm.
  4. Nëse as palët dhe as arbitrat nuk mund të arrijnë një marrëveshje për gjuhën e arbitrazhit, gjuha e arbitrazhit do të përcaktohet nga Tribunali i Përhershëm.

Neni 20 Padia

  1. Paditësi duhet t’ia komunikojë padinë me shkrim Tribunalit të Përhershëm. Procedura e arbitrazhit iniciohet me pranimin e padisë nga Tribunali i Përhershëm. Tribunali i Përhershëm duhet t’ia dorëzojë padinë paditësit pa ndonjë vonesë të panevojshme.
  2. Përveç nëse palët vijnë deri te një marrëveshje tjetër, padia përfshinë edhe njoftimin e arbitrazhit.
  3. Paditësi duhet të dorëzojë një kopje të padisë së bashku me kopjet për secilin të paditur, secilin arbitër dhe Tribunalin e Përhershëm.
  4. Padia duhet t’i përfshijë veçoritë si në vijim:
    1. Emrat dhe detajet e kontaktit të palëve;
    2. Identifikimin e marrëveshjes së arbitrazhit në të cilën thirret;
    3. Një përshkrim të shkurtër të mosmarrëveshjes;
    4. Faktet në mbështetjen e padisë;
    5. Pikat kryesore në çështje;
    6. Mjetet juridike të kërkuara;
    7. Bazën ligjore apo argumentet në mbështetje të padisë;
    8. Shumën në mosmarrëveshje në kohën e paraqitjes së padisë, përveç nëse padia nuk është e lidhur me një shumë të caktuar parash;
    9. Propozimin për numrin e arbitrave, gjuhën, vendin e arbitrazhit, nëse palët nuk kanë rënë dakord më parë për këto.
    10. Në qoftë se kërkohet një vendim nga tre arbitra, emërimin e një arbitri dhe detajet e kontaktit të atij personi.
    11. Në qoftë se emërohet një arbitër i vetëm, propozimi në lidhje me arbitrin për t'u emëruar dhe detajet e kontaktit të atij personi.
  5. Padisë duhet bashkëngjitur një kopje të ndonjë kontrate apo instrumenti tjetër ligjor nga e cila ose në lidhje me të cilën lind mosmarrëveshja si dhe kopjen e marrëveshjes së arbitrazhit.
  6. Padia duhet, për aq sa është e mundur, të jetë e shoqëruar nga të gjitha dokumentet dhe provat e tjera në të cilat mbështetet paditësi, apo të përmbajnë referenca për to.

Neni 21 Deklarata e mbrojtjes

  1. I padituri do t’ia komunikojë deklaratën e tij të mbrojtjes me shkrim Tribunalit të Përhershëm, brenda një periudhe kohore që do të përcaktohet nga Tribunali i Përhershëm.
  2. Deklarata e mbrojtjes do të përgjigjet për veçoritë nga (b) deri në (k) të padisë (neni 20, paragrafi 4). Deklarata e mbrojtjes duhet, për aq sa është e mundur, të jetë e shoqëruar nga të gjitha dokumentet dhe provat e tjera në të cilat mbështetet i padituri, apo të përmbajë referenca për to.
  3. Në deklaratën e tij të mbrojtjes, apo në një fazë të mëvonshme në procedurën e arbitrazhit, nëse tribunali i arbitrazhit vendos se vonesa ishte e justifikuar nga rrethanat, i padituri mund të bëjë një kundërpadi ose të mbështetet në një kërkese me qëllim të kompensimit të ndërsjellë, me kusht që tribunali i arbitrazhit ka juridiksion mbi këtë.
  4. Dispozitat e nenit 20, paragrafët 3 deri në 6, do të zbatohen për kundërpadinë, dhe kërkesës mbi të cilën mbështetet me qëllim të kompensimit të ndërsjellë.

Neni 22 Ndryshimet në padi ose mbrojtje

  1. Gjatë rrjedhës së procedurës së arbitrazhit, pala mund ta ndryshojë ose ta plotësojë padinë ose mbrojtjen e vet, duke përfshirë kundërpadinë ose padinë për qëllimin e kompensimit të ndërsjellë, përveç nëse tribunali i arbitrazhit e konsideron të papërshtatshme për të lejuar një ndryshim ose plotësim të tillë duke pasur parasysh vonesën në bërje apo paragjykimin për palët e tjera ose ndonjë rrethane tjetër. Megjithatë, një padi apo mbrojtje, duke përfshirë kundërpadinë ose padinë për qëllimin e kompensimit të ndërsjellë, nuk mund të ndryshohet ose të plotësohet në mënyrë të tillë që padia e ndryshuar ose e plotësuar ose mbrojtja bie jashtë juridiksionit të tribunalit të arbitrazhit.

Neni 23 Përcjellja e shkresave të lëndës në tribunalin e arbitrazhit

  1. Tribunali i Përhershëm do t’ia përcjell padinë dhe mbrojtjen si dhe dokumentet e tjera anëtarëve të tribunalit të arbitrazhit menjëherë pasi që padia ose kundërpadia janë pranuar në formë të duhur, arbitrat kanë konfirmuar pranimin e mandatit të tyre dhe objektivitetin e tyre, dhe depozita për shpenzimet është paguar.

Neni 24 Pretendimet në lidhje me juridiksionin e tribunalit të arbitrazhit

  1. Tribunali i arbitrazhit do të ketë kompetencën për të vendosur për juridiksionin e vet, duke përfshirë edhe ndonjë kundërshtim në lidhje me ekzistencën ose vlefshmërinë e marrëveshjes së arbitrazhit. Për këtë qëllim, një klauzolë arbitrazhi që është pjesë e një kontrate do të trajtohet si një marrëveshje e pavarur nga kushtet tjera të kontratës. Një vendim nga tribunali i arbitrazhit se kontrata është e pavlefshme nuk do të sjellë automatikisht pavlefshmërinë e klauzolës së arbitrazhit.
  2. Pretendimi që tribunali i arbitrazhit nuk ka juridiksion do të ngritët jo më vonë se në deklaratën e mbrojtjes ose, në lidhje me një kundërpadi ose një padi për qëllimin e kompensimit të ndërsjellë, në përgjigje të kundërpadisë ose padisë për qëllimin e kompensimi t të ndërsjellë. Një palë nuk pengohet nga ngritja e pretendimit të tillë nga fakti se ka emëruar, ose ka marrë pjesë në emërimin e një arbitri. Një pretendim që tribunali i arbitrazhit është duke e tejkaluar fushëveprimin e autoritetit të tij do të ngritët menjëherë pasi që çështja për të cilën konsiderohet të jetë përtej fushëveprimit të autoritetit të tribunalit është ngritur gjatë procedurës së arbitrazhit. Tribunali i arbitrazhit mundet, në secilin rast, të pranojë një pretendim të vonshëm, nëse mendon se vonesa është e justifikuar.
  3. Tribunali i arbitrazhit mund të vendosë mbi pretendimin nga paragrafi 2 ose si një pyetje paraprake ose në vendimin mbi meritat. Tribunali i arbitrazhit mund të vazhdojë procedurën e arbitrazhit dhe të merr një vendim, pa marrë parasysh kundërshtimeve në lidhje me juridiksionin e tij para një gjykate.

Neni 25 Deklaratat tjera me shkrim

  1. Tribunali i arbitrazhit do të vendosë se cilat deklarata tjera me shkrim, përveç padisë dhe deklaratës së mbrojtjes, do të kërkohen nga palët apo mund të paraqiten nga ana e tyre dhe do të caktojë afatet kohore për paraqitjen e deklaratave të tilla.

Neni 26 Afatet kohore

  1. Afatet kohore të caktuara nga tribunali i arbitrazhit për paraqitjen e deklaratave me shkrim (duke përfshirë edhe padinë dhe deklaratën e mbrojtjes) nuk duhet të kalojnë 45 ditë. Megjithatë, tribunali i arbitrazhit mund të zgjasë afatet nëse konstaton se një zgjatje është e justifikuar.

Neni 27 Masat e përkohshme

  1. Tribunali i arbitrazhit mundet, me kërkesën e një pale, të caktojë masat e përkohshme.
  2. Një masë e përkohshme është çdo masë e përkohshme me të cilën, në çdo kohë para nxjerrjes së vendimit përfundimtar mbi mosmarrëveshjen, tribunali i arbitrazhit urdhëron një palë, për shembull dhe pa kufizim, të:
    1. mbajë ose të rivendosë status quo në pritje të zgjidhjes së mosmarrëveshjes;
    2. ndërmerr veprime që mund të parandalojnë, ose të përmbahet nga ndërmarrja e veprimeve që mund të shkaktojnë, (i) dëme të tanishme apo të ardhshme, ose (ii) të cenojnë procesin e arbitrazhit;
    3. siguron një mjet për ruajtjen e pasurive nga të cilat një vendim i mëvonshëm mund të përmbushet; ose
    4. ruajë provat që mund të jenë relevante dhe materiale për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.
  3. Pala që kërkon një masë të përkohshme sipas paragrafit 2 (a) deri në (c) do t’i demonstrojë tribunalit të arbitrazhit se:
    1. nëse nuk caktohet masa e përkohshme do të shkaktohet dëmi i cili nuk mund të riparohet në mënyrë adekuate, dhe dëmi i tillë në mënyrë thelbësore tejkalon dëmin që mund ti shkaktohet palës ndaj të cilës masa e përkohshme, nëse caktohet, është e drejtuar; dhe
    2. ka një mundësi të arsyeshme që pala kërkuese do të ketë sukses për meritat e kërkesës. Përcaktimi në këtë mundësi nuk do të ndikoj në diskrecionin e tribunalit të arbitrazhit në përcaktimet e mëvonshme.
  4. Në lidhje me një kërkesë për masë të përkohshme sipas paragrafit 2 (d), kërkesat në paragrafët 3 (a) dhe (b) do të zbatohen vetëm në masën që tribunali i arbitrazhit e konsideron të përshtatshme.
  5. Tribunali i arbitrazhit mund të ndryshojë, pezullojë ose të ndërpresë një masë të përkohshme që ka dhënë, me kërkesën e cilësdo palë ose, në rrethana të jashtëzakonshme dhe me njoftim paraprak të palëve, me iniciativën e vet të tribunalit të arbitrazhit.
  6. Tribunali i arbitrazhit mund të kërkojë nga pala që kërkon një masë të përkohshme të jep sigurimet e duhura në lidhje me masën.
  7. Tribunali i arbitrazhit mund të kërkojë nga çdo palë që menjëherë të bëjë të ditur çdo ndryshim material në rrethanat në bazë të cilave masa e përkohshme është kërkuar ose caktuar.
  8. Pala që kërkon një masë të përkohshme mund të jetë përgjegjëse për kompensimin e shpenzimeve dhe dëmeve të shkaktuara nga masa për çdo palë në qoftë se tribunali i arbitrazhit konstaton më vonë se, në rrethanat mbizotëruese në atë kohë, masa nuk duhet të ketë qenë caktuar. Tribunali i arbitrazhit mund të merr vendim për kompensim të shpenzimeve dhe dëmeve në çdo kohë gjatë procedurës.
  9. Një kërkesë për masë të përkohshme e drejtuar nga cilado palë për një organ gjyqësor nuk do të konsiderohet e papajtueshme me marrëveshje të arbitrazhit, ose si një heqje dorë nga kjo marrëveshjeje.

Neni 28 Dëshmitë

  1. Secila palë do të ketë barrën e provës për fakte në mbështetje të padisë ose të mbrojtjes.
  2. Dëshmitarët, duke përfshirë edhe dëshmitarët ekspertë, të cilët janë paraqitur nga palët për të dëshmuar në tribunalin e arbitrazhit për ndonjë çështje të faktit ose të ekspertizës mund të jenë çdo individ, pavarësisht se individi është një palë e arbitrazhit, ose në ndonjë mënyrë në lidhje me një palë. Përveç nëse udhëzohet ndryshe nga tribunali i arbitrazhit, deklaratat e dëshmitarëve, duke përfshirë edhe dëshmitarët ekspertë, mund të paraqiten me shkrim dhe të nënshkruhen nga ana e tyre.
  3. Në çdo kohë gjatë procedurës së arbitrazhit tribunali i arbitrazhit mund të kërkojë nga palët që të prodhojnë dokumente, prova materiale apo prova të tjera brenda një periudhe të tillë të kohës të përcaktuar nga tribunali i arbitrazhit.
  4. Tribunali e arbitrazhit do të përcaktojë, pranueshmërinë, rëndësinë, materialitetin, dhe peshën e provave të ofruara.

Neni 29 Seancat dëgjimore

  1. Në rast të një seancë dëgjimore, tribunali i arbitrazhit do të japë palëve njoftim adekuat paraprakisht për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së seancës.
  2. Dëshmitarët, duke përfshirë edhe dëshmitarët ekspertë, mund të dëgjohen nën kushtet dhe merren në pyetje në mënyrë të caktuar nga tribunali i arbitrazhit.
  3. Seancat dëgjimore nuk do të jenë publike përveç nëse palët pajtohen ndryshe. Tribunali i arbitrazhit mund të kërkojë daljen nga salla të çdo dëshmitari ose të dëshmitarëve, duke përfshirë edhe dëshmitarët ekspertë, gjatë dëshmisë së dëshmitarëve të tilla të tjerë, përveç se një dëshmitar, duke përfshirë edhe një dëshmitar ekspert, i cili është palë e arbitrazhit, në parim, nuk do të kërkohet të del nga salla.
  4. Tribunali i arbitrazhit mund të urdhërojë që dëshmitarët, duke përfshirë edhe dëshmitarët ekspertë, do të merren në pyetje me anë të mjeteve të telekomunikacionit që nuk kërkojnë praninë e tyre fizike në seancën dëgjimore (të tilla si video-konferencë).

Neni 30 Ekspertët e emëruar nga tribunali i arbitrazhit

  1. Pas konsultimit me palët, tribunali i arbitrazhit mund të emërojë një ose më shumë ekspertë të pavarur për ti raportuar tribunalit, me shkrim, për çështje të veçanta që do të përcaktohen nga tribunali i arbitrazhit. Një kopje e përshkrimit të punëve të ekspertëve, hartuar nga tribunali i arbitrazhit, do ti dorëzohet palëve.
  2. Eksperti duhet, në parim para emërimit, të paraqesë në gjykatën e arbitrazhit si dhe palëve, një përshkrim të kualifikimeve të tij ose të saj dhe një deklaratë mbi paanësinë dhe pavarësinë e tij apo të saj. Brenda kohës së urdhëruar nga tribunali i arbitrazhit, palët duhet të informojnë tribunalin e arbitrazhit nëse ato kanë ndonjë kundërshtim në lidhje me kualifikimet, paanësinë, apo pavarësinë e ekspertit. Tribunali i arbitrazhit do të vendosë menjëherë nëse do të pranojë ndonjë kundërshtim të tillë. Pas emërimit të një eksperti, një palë mund të kundërshtojë kualifikimet, paanësinë ose pavarësinë e ekspertit vetëm nëse kundërshtimi është për arsye të cilat kjo palë i ka kuptuar pas emërimit. Tribunali i arbitrazhit do të vendosë menjëherë nëse duhet ndërmarrë ndonjë veprim.
  3. Palët do ti japin ekspertit çdo informacion relevant ose ti parashtrojnë për inspektim të gjitha dokumentet ose sendet relevante që ai ose ajo mund të kërkojë prej tyre. Çdo mosmarrëveshje midis një palë dhe ekspertit në lidhje me rëndësinë e informacionit ose parashtrimit të kërkuar, do t'i referohet tribunalit të arbitrazhit për vendim.
  4. Pas marrjes së raportit të ekspertit, tribunali i arbitrazhit do të dorëzojë një kopje të raportit palëve, të cilat do ta kenë mundësinë për të shprehur, me shkrim, mendimin e tyre mbi raportin. Pala ka të drejtë të ekzaminojë çdo dokument në të cilën eksperti është mbështetur në raportin e tij ose të saj.
  5. Me kërkesën e cilësdo palë, eksperti, pas dorëzimit të raportit, mund të dëgjohet në seancë, ku palët do të kenë mundësi të jenë të pranishme dhe të marrin në pyetje ekspertin. Në këtë seancë, çdo palë mund të paraqes dëshmitarë ekspert për të dëshmuar në pikat në fjalë. Dispozitat e nenit 28 do të zbatohen për procedurën e tillë.

Neni 31 Vonesa

  1. Nëse, brenda afatit të caktuar nga këto Rregulla ose nga tribunali i arbitrazhit, pa treguar arsye të mjaftueshme, i paditurit nuk ka arritur të paraqes deklaratën e tij të mbrojtjes, tribunali i arbitrazhit do të urdhërojë që procedura të vazhdojë, pa trajtuar vonesën e tillë në vetvete si një pranim të pretendimeve të paditësit; dispozitat e këtij nën-paragrafi po ashtu zbatohen edhe për dështimin e paditësit të paraqesë mbrojtjen nga një kundërpadi ose për një padi për qëllimin e kompensimit të ndërsjellë.
  2. Nëse një palë, e njoftuar me kohë sipas këtyre Rregullave, nuk paraqitet në seancë, pa treguar arsye të mjaftueshme për dështim të tillë, tribunali i arbitrazhit mund të vazhdojë me procedurat e arbitrazhit.
  3. Nëse një palë, e ftuar rregullisht nga tribunali i arbitrazhit për të paraqitur dokumente, prova materiale apo prova të tjera, nuk e bën këtë brenda periudhës së përcaktuar kohore, pa treguar arsye të mjaftueshme për dështim të tillë, tribunali i arbitrazhit mund të merr vendim bazuar në provat të cilat i ka në dispozicion.

Neni 32 Përfundimi i procedurës

  1. Tribunali i arbitrazhit mund të pyes palët nëse kanë ndonjë provë të mëtejshme për të ofruar ose dëshmitar për tu dëgjuar ose të dorëzojnë parashtresa dhe, në qoftë se nuk kanë, mund të shpallë procedurën të përfunduar.
  2. Kur tribunali i arbitrazhit deklaron se ka përfunduar seanca dëgjimore, ai duhet t’ia jap një datë të përafërt Tribunalit të Përhershëm në të cilën vendimi do t’i dorëzohet Tribunalit të Përhershëm për aprovim sipas Nenit 44, Çfarëdo shtyrje e asaj date duhet t’i komunikohet Tribunalit të Përhershëm nga tribunali i arbitrazhit.
  3. Tribunali i arbitrazhit mundet, nëse e konsideron të nevojshme për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme,të vendosë, me nismën e vet ose me kërkesë të një pale, të rihap seancën dëgjimore në çdo kohë para nxjerrjes së vendimit.

Neni 33 Heqje dorë nga e drejta për kundërshtim

  1. Dështimi nga cilado palë të kundërshtojë menjëherë për ndonjë mos-pajtueshmëri me këto rregulla ose me ndonjë kërkesë të marrëveshjes së arbitrazhit do të konsiderohet të jetë një heqje dorë nga e drejta e palës së tillë të bëjë një kundërshtim të tillë, përveç nëse pala e tillë mund të tregojë se, në bazë të rrethanave, dështimi i saj për të kundërshtuar ishte i justifikuar.

Pjesa IV – Vendimi

Neni 34 Vendimet

  1. Kur ka më shumë se një arbitër, cilido vendim ose vendime të tribunalit të arbitrazhit do të merren nga shumica e arbitrave.
  2. Në rastin e çështjeve procedurale, kur nuk ka shumicë ose kur tribunali i arbitrazhit e autorizon këtë, arbitri kryesues mund të vendosë vetëm, i cili vendim i nënshtrohet rishikimit, nëse ka, nga tribunali i arbitrazhit.

Neni 35 Forma dhe efekti i vendimit

  1. Tribunali i arbitrazhit mund të merr vendime të veçanta për çështje të ndryshme në kohë të ndryshme.
  2. Të gjitha vendimet duhet të përpilohen me shkrim dhe do të jenë përfundimtare dhe detyruese për palët. Palët do të zbatojnë të gjitha vendimet pa vonesë.
  3. Tribunali i arbitrazhit do të deklarojë arsyet mbi të cilat është bazuar vendimi, përveç nëse palët janë pajtuar se nuk duhet të jepen arsye.
  4. Vendimi duhet të nënshkruhet nga arbitrat dhe duhet të përmbajë datën në të cilën është marrë vendimi si dhe të tregojë vendin e arbitrazhit. Kur ka më shumë se një arbitër dhe asnjë prej tyre nuk arrin të nënshkruajë, vendimi do të përmbajë arsyetim për mungesën e nënshkrimit. Tribunali i Përhershëm do të vërtetojë se vendimi është miratuar sipas rregullave të brendshme të Tribunalit të Përhershëm.
  5. Vendimi mund të bëhet publik me pëlqimin e të gjitha palëve, ose ku dhe në masën që zbulimi është i nevojshëm nga një palë sipas ligjit, për të mbrojtur ose për të ndjekur një të drejtë ligjore, ose në lidhje me procedurat ligjore përpara një gjykate ose organi tjetër kompetent.
  6. Kopjet e vërtetuara të vendimit, të nënshkruara nga arbitrat, do ti dorëzohen palëve nga Tribunali i Përhershëm.

Neni 36 Ligji i aplikueshëm, amiable compositeur

  1. Tribunali i arbitrazhit do të zbatoj rregullat e ligjit të caktuar nga palët, si të zbatueshëm për thelbin e mosmarrëveshjes. Në mungesë të përcaktimit të tillë nga palët, tribunali i arbitrazhit do të zbatoj ligjin të cilin e përcakton të jetë i përshtatshëm.
  2. Tribunali e arbitrazhit do të vendosë si amiable composietur ose ex aequo et bono vetëm në qoftë se palët e kanë autorizuar shprehimisht tribunalin e arbitrazhit për ta bërë këtë.
  3. Në të gjitha rastet, tribunali i arbitrazhit vendos në pajtim me kushtet e kontratës, nëse ka, dhe do të merr parasysh çdo përdorim të profesionit të zbatueshëm për transaksion.

Neni 37 Zgjidhja apo arsyet tjera për ndërprerje

  1. Nëse, para marrjes së vendimit, palët pajtohen për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, tribunali i arbitrazhit do të lëshojë një urdhër për ndërprerjen e procedurës së arbitrazhit ose, në qoftë se kërkohet nga palët dhe pranohet nga tribunali i arbitrazhit, do të regjistrojë zgjidhjen në formën e një vendimi të arbitrazhit për kushtet e rëna dakord. Tribunali i arbitrazhit nuk është i obliguar për të dhënë arsyetim për një vendim të tillë.
  2. Nëse, para marrjes së vendimit, vazhdimi i procedurës së arbitrazhit bëhet i panevojshëm ose i pamundur për ndonjë arsye që nuk është përmendur në paragrafin 1, tribunali i arbitrazhit do të informojë palët mbi qëllimin e tij për të nxjerrë një urdhër për ndërprerjen e procedurës. Tribunali i arbitrazhit do të ketë kompetenca për të nxjerrë një urdhër të tillë përveç nëse nuk ka çështje të mbetura që duhet të vendosen dhe tribunali i arbitrazhit e konsideron të përshtatshme për ta bërë këtë.
  3. Kopjet e urdhërit për ndërprerjen e procedurës së arbitrazhit ose të vendimit të tribunalit të arbitrazhit për kushtet e rëna dakord, të nënshkruara nga arbitrat, do ti dorëzohen palëve. Ku është marrë vendimi i arbitrazhit për kushtet e rëna dakord, do të zbatohen dispozitat e nenit 35, paragrafët 2, 4 dhe 5.

Neni 38 Interpretimi i vendimit

  1. Brenda 30 ditëve pas marrjes së vendimit, një palë, me njoftim palëve të tjera, mund të kërkojë që tribunali i arbitrazhit të japë një interpretim të vendimit.
  2. Interpretimi do të jepet me shkrim brenda 30 ditëve pas pranimit të kërkesës. Interpretimi do të jetë pjesë e vendimit dhe dispozitat e nenit 35, paragrafët 2 deri 6, do të zbatohen.

Neni 39 Korrigjimi i vendimit

  1. Brenda 30 ditëve pas marrjes së vendimit, një palë, me njoftim palëve të tjera, mund të kërkojë nga tribunali i arbitrazhit të korrigjojë në vendim ndonjë gabim në llogaritje, çdo gabim shtypi ose tipografik, ose ndonjë gabim ose lëshim të një natyre të ngjashme. Nëse tribunali i arbitrazhit konsideron se kërkesa është e arsyeshme, do të bëjë korrigjimin brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës.
  2. Tribunali i arbitrazhit mundet brenda 30 ditësh nga dorëzimi i vendimit të bëjë korrigjimet e tilla me iniciativë të vet.
  3. Korrigjimet e tilla do të bëhen me shkrim dhe do të jenë pjesë e vendimit. Dispozitat e nenit 35, paragrafët 2 deri 6, zbatohen.

Neni 40 Vendimi shtesë

  1. Brenda 30 ditëve pas pranimit të urdhrit mbi ndërprerjen apo të vendimit, pala, me njoftim palëve të tjera, mund të kërkojë nga tribunali i arbitrazhit të merr një vendim ose një vendim shtesë, në lidhje me pretendimet e paraqitura në procedurën e arbitrazhit, por të cilat nuk janë vendosur nga tribunali i arbitrazhit.
  2. Nëse tribunali i arbitrazhit konsideron se kërkesa për një vendim ose vendim shtesë është e bazuar, ai do të merr ose do të plotësojë vendimin e tij brenda 30 ditëve pas pranimit të kërkesës. Tribunali i arbitrazhit mund të zgjasë, nëse është e nevojshme, periudhën kohore brenda së cilës do të merr vendimin.
  3. Kur një vendim i tillë ose një vendim shtesë është marrë, dispozitat e nenit 35, paragrafët 2 deri 6, zbatohen.

Pjesa V – Konfidencialiteti

Neni 41 Konfidencialiteti

  1. Përveç nëse palët shprehimisht bien dakord me shkrim për të kundërtën, palët marrin përsipër si një parim i përgjithshëm për të mbajtur të fshehtë të gjitha vendimet dhe urdhrat, si dhe të gjitha materialet e paraqitura nga një palë tjetër në kuadër të procedurës së arbitrazhit dhe që nuk janë ndryshe në sferën publike, të ruajnë dhe në atë masë që një deklarim mund të kërkohet nga një palë me një detyrë ligjore, të mbrojnë ose të ndjekin një të drejtë ligjore, ose të zbatojnë ose të kundërshtojnë një vendim në procedurat juridike para një autoriteti gjyqësor. Kjo ndërmarrje vlen edhe për arbitrat, ekspertët, dëshmitarët, personat që veprojnë në emër të cilitdo person të involvuar në procedurën e arbitrazhit, sekretarit të tribunalit të arbitrazhit dhe çdo personi në Tribunalin e Përhershëm të përfshirë në administrimin e procedurës së arbitrazhit.
  2. Shqyrtimet e tribunalit të arbitrazhit janë konfidenciale.
  3. Një vendim mund të publikohet, çoftë në tërësi ose në formë të fragmenteve apo një përmbledhje, vetëm sipas kushteve të mëposhtme:
    1. Një kërkesë për publikim i drejtohet Tribunalit të Përhershëm;
    2. Të gjitha referencat për emrat e palëve janë shlyer; dhe
    3. Asnjë palë nuk e kundërshton publikimin e tillë brenda afatit kohor të caktuar për këtë qëllim nga Tribunali i Përhershëm.

Pjesa VI – Procedura e përshpejtuar

Neni 42 Procedura e përshpejtuar

  1. Dispozitat në lidhje me Procedurën e Përshpejtuar, të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni, do të zbatohen:
    1. për të gjitha rastet në të cilat shuma në mosmarrëveshje që paraqet shumën totale të padisë dhe kundërpadisë (ose ndonjë mbrojtje për kompensimin e ndërsjellë) nuk i kalon 100.000 Euro, përveç nëse Tribunali i Përhershëm nuk vendos ndryshe duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat:
    2. për të gjitha rastet, pavarësisht nga vlera e tyre, nëse palët bien dakord për zbatimin e dispozitave të Procedurës së Përshpejtuar.
  2. Në Procedurën e Përshpejtuar, dispozitat e mësipërme të këtyre rregullave zbatohen në përputhje me ndryshimet e mëposhtme:
    1. Tribunali i Përhershëm mund të shkurtojë afatet, duke përfshirë edhe afatet kohore për emërimin e arbitrave;
    2. Rasti do ti referohet një arbitri të vetëm, përveç nëse marrëveshja e arbitrazhit parasheh tribunalin e arbitrazhit me tre anëtarë. Në qoftë se marrëveshja e arbitrazhit parasheh tribunalin e arbitrazhit me tre anëtarë, Tribunali i Përhershëm do të ftojë palët të bien dakord që çështja ti referohet një arbitri të vetëm. Nëse palët nuk bien dakord për ta referuar rastin një arbitri të vetëm, tarifat e tre arbitrave do të llogariten në përputhje me Nenin 8 të Vendimit mbi Shpenzimet në Procedurën e Arbitrazhit.
    3. Përveç nëse palët pajtohen që mosmarrëveshja do të vendoset vetëm në bazë të provave dokumentare, tribunali i arbitrazhit nuk do të mbajë më tepër se një seancë dëgjimore për ekzaminimin e dëshmitarëve dhe ekspertëve, si dhe për argumentet me gojë. Me kërkesë nga tribunali i arbitrazhit, Tribunali i Përhershëm mund përjashtimisht të lejojë mbajtjen e një seance tjetër.
    4. Vendimi do të merret brenda gjashtë muajve nga data kur Tribunali i Përhershëm ka dorëzuar shkresat e lëndës tribunalit të arbitrazhit. Në rrethana të jashtëzakonshme, Tribunali i Përhershëm mund ta zgjasë këtë afat.

Pjesa VII – Kompetencat e Tribunalit të Përhershëm

Neni 43 Kompetencat gjatë procedurës

  1. Tribunali i Përhershëm mundet, në përputhje me rregullat e brendshme, të autorizojë një nga anëtarët e tij të merr pjesë në seancat dëgjimore.
  2. Tribunali i Përhershëm do të sigurojë ndihmë adekuate ligjore në të gjitha seancat ku arbitri i vetëm, ose të paktën një anëtar i tribunalit të arbitrazhit nuk është jurist.
  3. Tribunali i Përhershëm mundet, duke respektuar të drejtën e vendimmarrjes të tribunalit të arbitrazhit mbi meritat e mosmarrëveshjes, të tërheqë vëmendjen e arbitrave për çështjet ligjore të rëndësishme për vendimmarrje dhe në veçanti për çështjet që lidhen me përmbajtjen dhe formën e veprimeve procedurale të cilat janë duke u ndërmarrë.

Neni 44 Miratimi i vendimit

  1. Para nënshkrimit të vendimit, tribunali i arbitrazhit është i detyruar të paraqesë në Tribunalin e Përhershëm draftin e vendimit për miratim.
  2. Tribunali i Përhershëm mund të urdhërojë ndryshimet në formën e draftit të paraqitur. Tribunali i Përhershëm, duke respektuar të drejtën e vendimmarrjes të tribunalit të arbitrazhit mbi meritat e mosmarrëveshjes, është i autorizuar për të tërhequr vëmendjen e tribunalit të arbitrazhit për çështjet që lidhen me meritat e mosmarrëveshjes.

Neni 45 Shpenzimet e procedurës

  1. [Rregullat mbi] shpenzimet e procedurës së arbitrazhit (duke përfshirë edhe [rregullat mbi] tarifat e arbitrave, shpenzimet administrative, parapagimet e shpenzimeve, paraqitjen e provave dhe shpenzimet e tjera) do të përcaktohen nga Tribunali i Përhershëm në pajtim me Rregulloren mbi Shpenzimet e Procedurës së Arbitrazhit në fuqi në kohën kur fillon procedura e arbitrazhit.
  2. Tribunali i arbitrazhit mundet t’i shpërndajë shpenzimet e tilla në mes të palëve nëse vendos se shpërndarja e tillë është e arsyeshme, duke i marrë parasysh rrethanat e rastit.

Neni 46 Rregullorja në fuqi

  1. Këto Rregulla shfuqizojnë rregulloren mbi arbitrazhin e OEK të tetorit 1999.

Neni 47 Hyrja në fuqi

  1. Këto Rregulla do të hyjnë në fuqi më _________________.

Shtojcë I

Modeli i klauzolës së arbitrazhit për kontrata

  1. Çfarëdo mosmarrëveshje, polemikë ose pretendim që del nga apo në lidhje me këtë kontratë, ose shkelje, ndërprerje ose jo-vlefshmëri me këtë, do të zgjidhet nga arbitrazhi nën ombrellën e Odës Ekonomike të Kosovës në pajtim me Rregullat e Arbitrazhit në KOSOVË.
  2. Shënim. Palët duhet të marrin në konsideratë për të shtuar:
    1. Autoriteti i emërimit duhet të jetë Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit;
    2. Numri i arbitrave do të jetë tek [një ose tre];
    3. Vendi i arbitrazhit do të jetë Prishtina, Kosovë;
    4. Gjuha që do të përdoret në procedurën e arbitrazhit do të jetë gjuha Shqipe, Serbe apo Angleze;
    5. Ligji i aplikueshëm material është legjislacioni i Kosovës.

Modeli i deklaratës mbi pavarësinë në bazë të nenit 11 të RregullaveAsnjë rrethanë për tu zbuluar

  1. Unë jam i paanshëm dhe i pavarur nga palët dhe do të mbetem kështu. Sipas njohurive të mia më të mira, nuk ka rrethana, të kaluara ose aktuale, që mund të shkaktojnë dyshime të arsyeshme për paanësinë ose pavarësinë time. Unë do të njoftojë menjëherë palët dhe arbitrat e tjerë për çfarëdo rrethana të tilla që mund të vijnë në vëmendjen time gjatë këtij arbitrazhi.

Rrethanat për tu zbuluar

  1. Unë jam i paanshëm dhe i pavarur nga palët dhe do të mbetem kështu. Bashkangjitur është një deklaratë e bërë në bazë të nenit 10 të Rregullave të Arbitrazhit në KOSOVË mbi (a) lidhjet e mia të kaluara dhe të tanishme të biznesit, profesionale, dhe marrëdhënie të tjera me palët dhe (b) rrethana të tjera të rëndësishme. [të bashkëngjitet deklarata]. Unë konfirmoj se këto rrethana nuk ndikojnë në pavarësinë dhe paanshmërinë time. Unë do të njoftojë menjëherë palët dhe arbitrat e tjerë për çfarëdo marrëdhënie të tilla të mëtutjeshme ose rrethana të tilla që mund të vijnë në vëmendjen time gjatë këtij arbitrazhi.
  2. Shënim. Cilado palë mund të konsiderojë të kërkojë nga arbitri shtesën e mëposhtme për deklaratën e pavarësisë:
  3. Unë konfirmoj, mbi bazën e informacionit që kam aktualisht në dispozicion, që unë mund të kushtojë kohën e nevojshme për të kryer këtë arbitrim me zell, në mënyrë efikase dhe në përputhje me afatet kohore në Rregulla.