TPA bëri nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit

Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit bëri nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Gjykatën e Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike të Polonisë. Kjo marrëveshje ka për qëllim nisjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në cështjet e arbitrazhit, shkëmbimin e informatave për të rejat në këtë fushë, dhe shkëmbimin e arbitrave në mes të institucioneve.

Gjykata e Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike të Polonisë është themeluar në vitin 1950, dhe gëzon statusin e institucionit të arbitrazhit më me renome në Poloni, poashtu duke gëzuar popullaritet në tërë Evropën. Nga ana e kësaj Gjykate të Arbitrazhit marrëveshja u nënshkrua nga: z. Marek Furtek - Kryetar; z. Jozef Okolski - Kryetar Nderi; si dhe z. Maciej Laszczuk - anëtar i Këshillit të Arbitrazhit.