Marrëveshja Rajonale për Bashkëpunim në çështje të Arbitrazhit.

Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit (TPA) ka bërë nënshkrimin e Marrëveshjes Rajonale për Bashkëpunim në çështje të Arbitrazhit. Palë nënshkruese të kësaj marrëveshjeje janë Kroacia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, dhe së fundi Institucioni Gjerman i Arbitrazhit (DIS) i cili është edhe mbështetës kryesor i marrëveshjes.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit mbi të gjitha, promovon bashkëpunimin e institucioneve për zhvillimin e arbitrazhit, shkëmbimin e informatave për të rejat në këtë fushë, dhe shkëmbimin e arbitrave në mes të institucioneve.

Kjo vlerësohet si një arritje e cila ofron bazë stabile për vazhdimin e zhvillimit të arbitrazhit, si mënyrë alternative e zgjedhjes së konflikteve në Kosovë.