Hyrje

Arbitrazhi është një nga mënyrat alternative dhe efikase të zgjidhjes së kontesteve. Bizneset janë të interesuara në zgjedhjen e shpejtë dhe jo-burokratike të kontesteve.

Arbitrazhi është procedurë e cila ditëve të tashme globalisht dominon në kontestet në mes të bizneseve. Kontestet më të komplikuara dhe me vlera më të mëdha zgjidhen nga tribunalet e arbitrazheve nëpër botë.

Procedura e arbitrazhit është transparente dhe ofron mjete të kontrollit të procedurës nga palët. Procedura është e paraparë me rregullat e arbitrazhit, por kohëzgjatja, administrimi i provave vendoset ne pajtim të dy palëve në kontest. Palët kanë të drejtë të propozojnë nga një arbitër i cili mendojnë se ka kapacitete profesionale dhe etike të shërbej si i paanshëm. Pala tjetër ka të drejtë të kontestoj emërimin e arbitrit të propozuar nga pala tjetër nëse dëshmon se ai nuk mund të jetë i pavarur në rast. Dy arbitrit e propozuar nga palët emërojnë arbitrin e tretë. Ky balancim i arbitërve pamundëson që njëra palë të dëmtohet nga tribunali arbitërve.